Ndërlidhjet

Qeveria e Pakistanit e kundërshton dënimin për Musharrafin


Pervez Musharraf

Qeveria e Pakistanit e kundërshtoi dënimin me vdekje që iu shqiptua ish-udhëheqësit të këtij vendi, Pervez Musharraf, nga një gjykatë e posaçme në Islamabad.

Qeveria tha se të të pandehurit nuk i është dhënë e drejta për një "gjykim të drejtë".

Musharraf, 76 vjeç, jeton në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prokurori i përgjithshëm i Pakistanit, Anvar Mansoor Khan, tha se qeveria "do të mbrojë ligjin dhe jo individin", duke shtuar se gjykimi në mungesë "nuk është një çështje rutinore".

Gjykata e posaçme e dënoi Musharrafin me vdekje, më 17 dhjetor.

Ai u shpall fajtor për tradhti pasi u tha se ka shkelur kushtetutën më 2007.

Musharraf ka udhëhequr Pakistanin nga viti 1999 deri më 2008.

Në një deklaratë të lëshuar para shpalljes së aktgjykimit, Musharraf e përshkroi rastin kundër tij si "të pabazë".

Për më shumë, lexoni këtë:

XS
SM
MD
LG