Ndërlidhjet

Prishtinë: Gjendet i vdekur një inspektor i pyjeve


Ilustrim
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një punonjës i saj është gjetur i vdekur në afërsi të Badovcit, afër Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se punonjësi me inicialet N.Rr, ka punuar si roje pylli dhe "është gjetur i vrarë".

“Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit. Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli”, ka shkruar Ahmeti, sipas të cilit ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen inspektorët e Komunës së Prishtinës.


Edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka konfirmuar se të mërkurën në afërsi të Prishtinës një person është gjetur pa shenja jete.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ku shihet se viktima është qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori publik”, thuhet në raporton e policisë.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

XS
SM
MD
LG