Ndërlidhjet

Sasia e ushqimit në botë mund të rritet 80 për qind deri më 2100


Ilustrim.

Sasia e ushqimit që duhet për të ushqyer popullsinë në botë deri në fund të shekullt 21 mund të rritet për gati 80 për qind, është thënë në një studim, transmeton BBC.

Studiuesit nga Gjermania kanë thënë se trendi i rritjes së Indeksit të Masës së Trupit do të rezultojë me kërkesë më të madhe për kalori.

Autorët e këtij studimi, Lutz Depenbusch, Stephan Klasen, kanë paralajmëruar se mospërmbushja e kërkesave për më tepër kalori mund të ndikojë në rritje të pabarazisë në botë.

Të gjeturat e studimit të ri janë publikuar në gazetën shkencore, Plos One.

Studimi, që është kryer nga një ekip i Universitetit Gottingen, tregon se rritja e kalorive për 60 për qind do të jetë rezultat i rritjes së numrit të popullsisë në botë.

Sipas Parashikimeve për Popullsinë Botërore të Kombeve të Bashkuara, popullsia globale është vlerësuar se do të rritet nga gati shtatë miliardë, sa ka qenë më 2010, në pothuajse 11 miliardë më 2100.

XS
SM
MD
LG