Ndërlidhjet

Indonezi: 25 persona të vdekur pas rrëzimit të autobusit në lumë


Ilustrim.
Ilustrim.

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur, pasi një autobus ka rënë në lumë në Indonezi.

Në autobusin, që ka rënë nga 100 metra lartësi, kanë qenë rreth 38 persona, bashkë me ngasësin.

Autoritetet kanë angazhuar 120 punëtorë për shpëtim të të mbijetuarve si dhe gjetjen e trupave të pajetë.

Shkaku i incidentit ende është duke u hetuar.

Shefi i Policisë në Pagar Alam, Dolly Gumara, ka thënë se policia aktualisht ka prioritet evakuuimin e të mbijetuarve.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje familjeve të viktimave për të identifikuar të afërmit e tyre në spital.

XS
SM
MD
LG