Ndërlidhjet

Shtatë ushtarë afganë mbesin të vrarë nga një sulm i talibanëve


Afganistani

Të paktën shtatë ushtarë afganë janë vrarë nga një sulm i militantëve në një pikë kontrolli të ushtrisë, në provincën veriore të Balkhit, tha ministria e Mbrojtjes së Afganistanit.

Gjashtë anëtarë të tjerë të forcave të sigurisë - tre ushtarë dhe tre agjentë të inteligjencës - u plagosën gjatë sulmit.

Në deklaratë u njoftua se pika e kontrollit ishte vendosur aty nga ushtria afgane dhe Drejtoria Kombëtare e Sigurisë, pasi në atë rajon janë mjaft aktivë grupet e militantëve.

Përgjegjësinë për këtë sulm e morën grupi militant i talibanëve.

Militantët talibanë vazhdojnë të ndërmarrin sulme në Afganistan, duke shënjestruar forcat afgane dhe amerikane, si dhe zyrtarë qeveritarë.

Incidentet ndodhin pavarësisht se grupi militant po zhvillon bisedime paqeje me një të dërguar të SHBA-së.

Bisedimet synojnë dhënien fund të konfliktit ushtarak në Afganistan.

XS
SM
MD
LG