Ndërlidhjet

Dëmtohen disa varreza hebreje në Francë, prokurorët nisin hetimet


Varrezat e dëmtuara hebreje afër Strasburgut, më 19 shkurt 2019.
Varrezat e dëmtuara hebreje afër Strasburgut, më 19 shkurt 2019.

Disa varreza hebreje janë dëmtuar në jugperëndim të Francës.

Incidentet e tilla janë shtuar në periudhën e fundit, duke ngritur shqetësime për rritjen e antisemitizmit.

Deborah Loupien-Suares, udhëheqëse e komuniteti hebre në qytetet Bayone dhe Biarritz, tha se ajo zbuloi dëmtimin e varrezave, gjatë një vizite të varreve të gjyshërve të saj.

“Ekzistojnë deri në 10 varreza të cilat janë dëmtuar”, i tha ajo agjencisë AFP, duke shtuar se ishte e shokuar nga ajo që kishte parë.

Ajo e ka paraqitur rastin në policinë e qytetit, Bayone, ku prokurorët konfirmuan se janë duke i zhvilluar hetimet.

“Nuk ka pasur grafite anti-Semite dhe unë nuk dua të ndezë një debat. Dëshiroj që të zhvillohen hetimet”, tha Loupien-Suares.

“Kjo është hera e parë që diçka e tillë ndodhë në Bayone, ku komuniteti hebre është i integruar”, shtoi ajo.

Dy lokacione ku janë të vendosura varrezat e hebrenjëve janë sulmuar gjatë muajve të fundit në lindje të Francës.

Numri i rasteve të sulmeve kundër hebrenjëve është rritur për 74 për qind gjatë vitit 2018 krahasuar me një vit më herët. Kjo, ka alarmuar autoritetet e Francës, vend ky i cili është shtëpi e komuniteteve më të mëdhaja hebreje dhe myslimane në Evropë,

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte zotuar se do të mposht gjuhën e urrejtjes në Francë. Ai kishte deklaruar se do të shtohen masat për edukimin kundër racizmit në shkollat e Francës.

XS
SM
MD
LG