Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj një gruaje për pjesëmarrje në grup terrorist


Një grua e kthyer nga Siria në objektet e gjykatës në Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një gruaje me inicialet, M.T, për veprën penale “bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se e pandehura M.T në vitin 2014 është nisur drejt Sirisë nga Aeroporti i Prishtinës, në mënyrë që të bashkohet me të fejuarin e saj, i cili atëbotë ishte në Siri, meqë u ishte bashkuar militantëve të grupit, ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Në prill të vitit 2014, ishte realizuar një operacion i kthimit të 110 kosovarëve nga Siria në Kosovë. Në mesin e tyre kanë qenë katër luftëtarë të huaj, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Kjo është aktakuza e 14-të që është ngritur që nga mesi i vitit të kaluar për gratë e kthyera nga zonat e luftës në Siri.

Eksperti ndërkombëtar për terrorizimin, Adrian Shtuni, pati thënë për Radion Evropa e Lirë se kthimi i këtyre personave ishte veprim i drejtë i institucioneve të Kosovës, por sipas tij procesi i integrimit dhe rehabilitimit të të kthyerve do të jetë sfidë mjaft e rëndë për institucionet kosovare.

Thekset nga biseda me Shtunin i gjeni në këtë link: Gratë që shkuan në Siri nuk duhet të shihen vetëm si viktima

XS
SM
MD
LG