Ndërlidhjet

Digjet makina e Sllavko Simiqit në Leposaviq


Ilustrim
Ilustrim

Makina e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, u dogj rreth 20 minuta pas mesnatës së shkuar në Leposaviq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Branisllav Radoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se makina private është djegur para ndërtesës ku pronari S.S. banon.

Dëmi u vlerësua të jetë rreth 6,000 euro.

Prokurori përgjegjës e cilësoi rastin si "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm".

Simiq, së voni, është emëruar edhe kryetar i të ashtuquajturit "qark administrativ i Mitrovicës së Kosovës", institucion paralel që funksionon në sistemin e Serbisë.

Në deklaratën e drejtorit të përgjithshëm të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thuhet se djegia e makinës së Simiqit është një "akt qyqar i atyre që besojnë se në këtë mënyrë mund të heshtin vullnetin e popullit serb në Kosovë".

Gjuriq tha se u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që, pa vonesa, të hetojnë dhe të mbajnë përgjegjës autorët e këtij sulmi.

XS
SM
MD
LG