Ndërlidhjet

Spanja i kërkon Parlamentit Evropian t'ua heqë imunitetin liderëve katalanas


Parlamenti Evropian.
Parlamenti Evropian.

Gjykata Supreme e Spanjës zyrtarisht i kërkoi Parlamentit Evropian të shfuqizojë imunitetin udhëheqësve separatist katalanas, Carles Puigdemont dhe Toni Comin.

Gjykata ka përsëritur kërkesën e saj drejtuar autoriteteve belge për të arrestuar dhe dorëzuar Puigdemont dhe Comin në Spanjë, thuhet në një deklaratë.

Puigdemont dhe Comin u zgjodhën si anëtarë të Parlamentit Evropian në maj të vitit 2019, dhe muajin e kaluar, Gjykata e Lartë e Bashkimit Evropian vendosi që të dy burrat posedojnë imunitet si eurodeputetë të zgjedhur.

Ata ikën në Belgjikë në vitin 2017, pas përpjekjes së dështuar të Katalonjës për pavarësi nga Spanja.

Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar liderë të tjerë katalonas, me disa vite burgim, për rolin e tyre në përpjekjen për të mbajtur një referendum për pavarësi.

XS
SM
MD
LG