Ndërlidhjet

Mbi 60 njerëz të vdekur nga orteqet e borës në Kashmir


Kashmir
Kashmir

Së paku 55 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e orteqeve të borës në Kashmir - pjesën e kontrolluar nga Pakistani.

Zyrtarët pakistanezë thanë të martën se shumë fshatarë mbeten ende të bllokuar në Luginën Nellum, e cila është përfshirë edhe nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve.

Orteqet dhe rrëshqitjet e dheut janë dukuri të zakonshme në Kashmir, rajon i Himalajeve që është i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë.

Zyrtarë të pjesës së administruar nga India thanë se së paku dhjetë njerëz, përfshirë ushtarë, kanë humbur jetën si pasojë e orteqeve në këtë zonë.

Moti i ligë ka lënë të vrarë mbi 110 njerëz në Pakistan dhe Afganistanin fqinj në ditët e fundit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG