Ndërlidhjet

Parlamenti britanik ratifikon kushtet e largimit nga BE-ja


Parlamenti britanik
Parlamenti britanik

Parlamenti Britanik ka ratifikuar kushtet e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.

Kjo, në fakt, ishte edhe pengesa e fundit për daljen e planifikuar të vendit nga BE-ja më 31 janar.

Projekt-ligji i miratuar më 22 janar do të bëhet ligj, kur të marrë pëlqimin nga Mbretëresha Elizabeth.

"Ndonjëherë dukej se nuk do ta kalonim kurrë vijën e mbarimit për procesin e Brexitit, por ne e bëmë atë", tha kryeministri, Boris Johnson, përmes një deklaratë, duke shtuar se me 31 janar do të lëmë BE-në dhe do të shkojmë përpara si një Mbretëri e Bashkuar.

Projektligji vjen pas disa viteve të një debati me shumë mospajtime dhe manovrime politike.

Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja.

Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit.

Kryeministri Johnson ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni.

XS
SM
MD
LG