Ndërlidhjet

Billie Eilish fiton çmimet kryesore Grammy


Këngëtarja, Billie Eilish.

Këngëtarja Billie Eilish, 18-vjeçare ka fituar pesë çmime Grammy, në ceremoninë vjetore të mbajtur këtë vit në Llos Angjelles.

Albumi, Kur na zë gjumi, ku shkojmë? (When We All Fall Asleep, Where Do We Go? ), i ka ndihmuar këngëtares të fitojë çmimet për albumin e vitit, këngën më të mirë, për incizimin dhe realizimin më të mirë të këngës, pa harrur edhe shpërblimin për artisten më të mirë.

Ajo tani është personi i parë që ka fituar këto çmime, prej kur Christopher Cross kishte shënuar sukses të ngjashëm më 1981.

Vëllai më i madh o këngëtares, Finneas O'Connell, i cili i ka ndihmuar Eilish të shkruajë këngët, si dhe në realizim të albumit, ka përfunduar duke fituar gjashtë çmime këtë natë.

Në mesin e fituesve të tjerë kanë qenë, Lil Nas X dhe Lizzo.

Përgjatë ceremonisë, pjesëmarrësit kanë përmendur me pikëllim lajmin për vdekjen e legjendës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant.

Ai ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit në Kaliforni.

Tetë persona tjerë në bord, përfshirë vajzën 13-vjeçe të basketbollistit kanë vdekur po ashtu.

XS
SM
MD
LG