Ndërlidhjet

Policia në Londër vret një person gjatë një incidenti “të lidhur me terrorizëm”


Policia në lagjen Streatham, Londër.
Policia në lagjen Streatham, Londër.

Policia në Londër ka qëlluar për vdekje një person gjatë një “incidenti të lidhur me terrorizmin”.

I dyshuari u qëllua për vdekje pasi “një numër personash” u therën me thikë, tha Policia e Londrës.

Autoritetet thanë se incidenti ndodhi në lagjen Streatham, në jug të Londrës.

“Rrethanat janë duke u hetuar. Incidenti është klasifikuar si incident i lidhur me terrorizmin”, tha policia londineze në një postim në Twitter.

Dëshmitarët kanë thënë për BBC se kanë dëgjuar dy të shtëna me armë dhe në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi të disa ambulancave që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe disa helikopterë që kanë fluturuar mbi zonën ku ndodhi incidenti.

XS
SM
MD
LG