Ndërlidhjet

Maqedonia e V. pret që në mars të ratifikohet pranimi i saj në NATO


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se pret që Spanja - vendi i fundit që duhet ta ratifikojë pranimin e vendit të tij në NATO - ta bëjë një gjë të tillë në muajin mars.

"Nëse gjithçka shkon sipas planit, ky proces duhet të përfundojë rreth datës 10 mars. Pastaj do të mbeten disa detaje teknike që Parlamenti ynë në Shkup do të duhet t'i trajtojë", tha Pendarovski gjatë një vizite në Poloni, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Vendet anëtare të NATO-s, vitin e kaluar, kanë nënshkruar marrëveshjen që i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtarja e 30-të e aleancës ushtarake.

Kjo ka ndodhur pasi Shkupi ka arritur një marrëveshje me Athinën për ndryshimin e emrit të shtetit.

Vendi i fundit që duhet ta ratifikojë pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është Spanja dhe Pendarovski shfaqi shpresën se Madridi do ta bëjë një gjë të tillë muajin e ardhshëm.

Maqedonia e Veriut është në pritje të hapjes së negociatave të anëtarësimit edhe me Bashkimin Evropian.

Lexoni edhe këto:

XS
SM
MD
LG