Ndërlidhjet

Aeroplani del nga pista në Stamboll, një i vdekur


Stamboll, 5 shkurt, 2020.

Një aeroplan pasagjerësh doli nga pista në një aeroport të Turqisë, duke u ndarë në tri pjesë dhe duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha 157 vetë janë plagosur.

Incidenti ndodhi në Aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.

Aeroplani i përkiste kompanisë Pegasus Airlines, ndërsa në bord gjendeshin 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Shumica e udhëtarëve ishin turq, ndërsa rreth 20 prej tyre shtetas të huaj.

Sipas mediave lokale, aeroplani ateroi në shi të madh, pasi fluturoi nga provinca perëndimore e Izmirit.

Zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje, thanë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG