Ndërlidhjet

Zvicra voton për ligjin e ri të diskriminimit mbi baza të orientimit seksual


Votuesit në Zvicër janë duke votuar për propozimin që të ndëshkohet me ligj diskriminimi në baza të orientimit seksual dhe identitetit seksual.

Diskriminimi në baza fetare dhe racore tanimë është joligjor në këtë shtet.

Tani, anëtarët e komunitetit LGBT në Zvicër shpresojnë se do të mbrohen me ligj, derisa kundërshtarët e këtij ligji mendojnë se do të cenonte lirinë e shprehjes.

"Shumë qytetarë në Zvicër, e mbivlersojnë shtetin si shumë modern”, tha Anna Rosenëasser nga një organizatë që përfaqëson komunitetin e lesbikeve.

Ajo theksoi se në mesin e hartës së 49 shteteve për respektim të të drejtave të komunitetit LGBT, Zvicra është në vendin e 23-të.

Ndërkohë, ky ligj po kundërshtohet nga disa grupe fetare, edhe pse kisha katolike e reformuar ka mbështetur këtë ligj.

Ligji për martesat midis gjinisë së njejtë është ende në pritje të miratimit në parlament.

XS
SM
MD
LG