Ndërlidhjet

Britania i "trajton me seriozitet" shqetësimet e SHBA-së për Huawein


Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab.
Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

Britania i konsideron shumë serioze shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për teknologjinë e gjigantit kinez, Huawei, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab të hënën.

Britania i ka garantuar kësaj kompanie një rol të kufizuar në rrjetin e telefonave mobilë, duke zemëruar kështu Shtetet e Bashkuara, të cilat tentojnë ta përjashtojnë Huawein nga zhvillimi i gjeneratës së pestë të telekomunikimeve (5G).

“Ekziston një dështim në treg sa u përket kompanive që gëzojnë respekt të lartë në të ofruarit e infrastrukturës së telekomit, prandaj derisa Huawei është një nga shitësit me rrezik të lartë, ne besojmë shumë se kemi të drejtë të aplikojmë regjimin e duhur për ta menaxhuar atë”, u ka thënë Raab gazetarëve gjatë një vizite në Singapor.

Britania ka thënë se përjashtimi i Huaweit nga rrjeti i komunikimeve do të mund të vononte sistemin 5G dhe do ta shtrejtonte këtë shërbim për konsumatorët.

Qeveria amerikane ka shtuar në listë të zezë kompaninë kineze, Huawei vitin e kaluar, duke ndaluar shitjet e produkteve të kësaj kompanie në territorin e Shteteve të Bashkuara, me arsyetimin se përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

XS
SM
MD
LG