Ndërlidhjet

Putin dhe Erdogan diskutojnë për konfliktin në Siri


Foto arkiv - presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Foto arkiv - presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan diskutuan përmes telefonit për konfliktin në provincën Idlib të Sirisë, njoftoi Kremlini më 12 shkurt.

Putin dhe Erdogan kanë rënë dakord për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ruso-turke për Sirinë.

Të dyja vendet, aktualisht janë akterët kryesorë në konfliktin sirian, pasi Turqia mbështet rebelët anti-qeveritarë ndërkaq Rusia përkrahë forcat e presidentit Bashar al-Asad.

Rajoni i Idlibit në Siri është bastioni i fundit, të cilin e kanë nën kontroll rebelët.

Forcat siriane, përmes sulmeve ajrore dhe tokësore, janë duke u përpjekur të marrin nën kontroll rajonin.

Ankaraja ka vendosur mijëra ushtarë për të frenuar ofensivën siriane.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të martën se qeveria siriane do të paguajë një "çmim shumë të shtrenjtë" për shkak të sulmit ndaj trupave turke në rajonin e Idlibit në Siri, ku 13 ushtarë janë vrarë brenda pak më shumë se një jave.

Ofansiva e forcave të Asadit në Idlib ka shkaktuar zhvendosjen e rreth 700.000 njerëzve nga shtëpitë e tyre. Shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë.

Në Turqi gjenden rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë. Ankaraja ka frikë se mund të ndodhë një fluks tjetër i refugjatëve pas përshkallëzimit të dhunës në Idlib.

XS
SM
MD
LG