Ndërlidhjet

Forcat siriane konsolidojnë kontrollin në Alepo


Ilustrim.
Ilustrim.

Ushtria siriane tha se kishte marrë kontrollin e plotë të dhjetëra fshatrave në rajonin veriperëndimor të Alepos, dhe do të vazhdonte me fushatën e saj për të “zhdukur” grupet militante "kudo që gjenden".

Përparimet u bënë pasi forcat e presidentit, Bashar al-Asad, larguan kryengritësit nga autostrada M5 që lidhte Aleonin me Damaskun, duke rihapur rrugën më të shpejtë midis dy qyteteve më të mëdha të Sirisë, për herë të parë në vitet e fundit.

Ky operacion po shihet si një përfitim i madh strategjik për Asadin.

Vetë presidenti Asad, gjatë një paraqitjeje televizive paralajmëroi se konflikti nuk kishte mbaruar.

Të mbështetur nga sulmet ajrore ruse dhe të ndihmuar nga milicitë pro-iraniane, forcat qeveritare kanë intensifikuar që nga fillimi i vitit fushata e tyre për të rikthyer kontrollin në Alepo dhe pjesë të provincës fqinje Idlib në veri-perëndim të Sirisë.

Këto dy rajone janë bastionet e fundit që mbahen nën kontroll nga kryengritësit anti-qeveritarë që gëzojnë mbështetjen e Turqisë.

Ofensiva e forcave qeveritare në veriperëndim të Sirisë, që përkrahet nga Rusia, ka zhvendosur 900,000 persona nga dhjetori i vitit të kaluar, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

OKB-ja po ashtu ka thënë se foshnjet janë duke vdekur nga të ftohtit pasi kampet janë të mbushura.

“Kriza në veriperëndim të Sirisë ka arritur në nivel të tmerrshëm”, ka thënë udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, Mark Lowcock.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e personave të zhvendosur janë gra dhe fëmijë “të traumatizuar dhe të detyruar të flenë të temperatura tejet të ulëta sepse kampet janë plot”.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje të dielën Rusisë që t’i japë fund mbështetjes për “mizoritë” e regjimit sirian në rajonin e Idlibit, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

XS
SM
MD
LG