Ndërlidhjet

Kreu i opozitës izraelite zotohet për përmirësim të raporteve me demokratët në SHBA


Kreu i partisë Kaltër dhe Bardhë në Izrael, Benny Gantz.

Udhëheqësi i opozitës në Izrael, Benny Gantz, tha se nëse ai bëhet kryeministër, pas zgjedhjeve të treta parlamentare muajin e ardhshëm, do të punojë për të korrigjuar lidhjet me Partinë Demokratike në SHBA.

Ish shefi i shtabit të ushtrisë akuzoi kryeministrin, Benjamin Netanyahu, për shpërfillje të marrëdhënieve dypartiake në favor të mbështetjes ekskluzive nga Partia Republikane e presidentit, Donald Trump.

Netanyahu ka theksuar disa herë raportet e afërta të tij me presidentin Trump.

Megjithatë, të dy Gantz dhe Netanyahu, kanë bërë thirrje për mbështetje dypartiake për Izraelin në Shtetet e Bashkuara.

Gantz, i cili udhëheq partinë Blu dhe Bardhë, tha se ishte "shumë e rëndësishme që të theksohet rëndësia e marrëdhënieve dypartiake midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara".

"Ne nuk na intereson nëse presidenti amerikan është republikan apo demokrat", tha Gantz.

"Nëse ai është një president i mirë për Shtetet e Bashkuara, ai do të ishte një president i mirë edhe për shtetin e Izraelit", shtoi ai.

Gantz po përpiqet të mund Netanyahun në zgjedhjet e 2 marsit - votimi i tretë parlamentar i Izraelit - pasi rezultatet e dy palë zgjedhjeve në vitin 2019, nuk arritën të mundësojnë një fitore bindëse të asnjërit krah politik.

Netanyahu, kryeministri më shërbimin më të gjatë në Izrael, kërkon rizgjedhje ndërsa përballet me aktakuzë për korrupsionit.

Ai ka mohuar akuzën ndaj tij.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se as Gantz dhe as Netanyahu, nuk e kanë të sigurtë një fitore që do të mundësonte një shumicë parlamentare.

XS
SM
MD
LG