Ndërlidhjet

Nëntë të vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit afër kufirit me Iranin


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe qindra ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti me magnitudë 5.7 që goditi juglindjen e Turqisë, afër kufirit me Iranin.

Tre nga viktimat ishin fëmijë ndërsa nëntë të tjerë janë në gjendje kritike, deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë.

Tërmeti ka shkatërruar ndërtesat në qytetin Van të Turqisë si dhe në lindje në disa fshatra të Iranit, ku sipas raportimeve 75 persona mbetën të lënduar.

Irani dhe Turqia janë vendet më të prekura nga tërmetet në botë.

Një tërmet muajin e kaluar në lindje të Turqisë la të vdekur më shumë se 40 persona ndërsa një tjetër në Iran shkaktoi dëme materiale, por pa fatalitete.

XS
SM
MD
LG