Ndërlidhjet

Dhjetëra të plagosur nga përplasja e makinës për një turmë njerëzish në Gjermani


Folkmarsen, Gjermani, 24 shkurt, 2020.

Policia gjermane tha se rreth 30 njerëz janë plagosur kur një makinë u përplas për një turmë njerëzish, që po merrnin pjesë në një karneval në qytetin Folkmarsen të Gjermanisë.

Në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Policia tha se shoferi ka vepruar me qëllim, por shtoi se nuk ka ende informacione për motivin e tij.

Policia po ashtu tha se shoferi, shtetas gjerman, 29 vjeç, është arrestuar.

Qyteti Folkmarsen ndodhet rreth 423 kilometra në perëndim të Berlinit.

Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose Të Hënën Rozë - një karneval që mbahet në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës.

Edhe pse nuk është festë kombëtare në Gjermani, shkollat shpesh janë të mbyllura gjatë kësaj dite.

Incidenti po ashtu vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë.

Ky është përshkruar si një nga sulmet më të këqija raciste në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG