Ndërlidhjet

Zëvëndësministri i Shëndetësisë në Iran infektohet me koronavirusin e ri


Zëvëndës-ministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi.
Zëvëndës-ministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi.

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Iranit është infektuar me koronavirusin e ri.

Zëvëndësministri, Iraj Harirchi, tha në një video se do të izolohet dhe do të fillojë mjekimin.

Një ligjvënës iranian, Mahmud Sadeghi, gjithashtu rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.

Në Iran, deri më tani janë raportuar 15 vdekje si 95 raste të të infektuarve me virus.

Mirëpo, numri aktual mendohet të jetë më i lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se rritja e papritur e rasteve në vend është "thellësisht shqetësuese".

Shumë ekspertë të shëndetësisë kanë thënë se numri që raportohet i të infektuarve nuk është në përputhje me numrin e vdekjeve, që është shumë i lartë.

Më shumë njerëz kanë vdekur në Iran nga virusi sesa kudo tjetër jashtë Kinës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo të martën kërkoi që Irani "të tregojë të vërtetën" për shpërthimin e koronavirusit në vend, duke ngritur alarmin për fshehje të të dhënave.

"Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar thellësisht nga informacionet që tregojnë se regjimi iranian mund të ketë fshehur të dhënat në lidhje me shpërthimin (e virusit) në atë vend", u tha Pompeo gazetarëve në Uashington.

"Të gjitha vendet, përfshirë Iranin duhet të tregojnë të vërtetën në lidhje me koronavirusin dhe të bashkëpunojnë me organizatat ndërkombëtare të ndihmës", tha ai.

XS
SM
MD
LG