Ndërlidhjet

Partnerët e koalicionit harmonizojnë programin qeverisës


Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. Foto nga arkivi.

Kabineti qeveritar i Kosovës, ka mbajtur sot një takim në Prevallë, ku janë dakorduar për programin qeverisës 2020-2023.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për gjendjen nëpër ministritë dhe për masat që duhet të ndërmarrin.

Sipas Hotit, programi i Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, “është program ambicioz, por realist”.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria që ai udhëheqë do të planifikojë dhe analizojë para se të marrë vendime.

Qeveria e re e Kosovës, u zgjodh më 3 shkurt. Kjo qeveri ka 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësminsitra.

XS
SM
MD
LG