Ndërlidhjet

Britania dhe BE-ja nisin bisedimet për marrëdhëniet pas Brexit-it


Kryenegociatori evropian në bisedimet me Britaninë, Michel Barnier.
Kryenegociatori evropian në bisedimet me Britaninë, Michel Barnier.

Negociatorët britanikë dhe ata të Bashkimit Evropian nisën bisedimet për marrëdhëniet midis dy palëve, pas Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kryenegociatori evropian, Michel Barnier, dhe homologu i tij britanik, David Frost, u takuan të hënën në Bruksel.

Bisedimet intensive, që do të zgjasin disa muaj, do të mobilizojnë qindra zyrtarë nga të dyja anët.

Ato duhet të mbyllen më 31 dhjetor, por shumë vëzhgues thonë se afati është i shkurtër për të arritur ndonjë marrëveshje përmbajtësore për tregtinë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka përjashtuar mundësinë e zgjatjes së periudhës së tranzicionit.

Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian më 31 janar.

Ajo do të kryejë tregti sikurse vendet e tjera të bllokut, derisa t'i përfundojë periudha tranzitore, në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG