Ndërlidhjet

Putin nuk synon udhëheqjen e Këshillit Shtetëror pas mandatit presidencial


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se nuk synon të udhëheqë Këshillin Shtetëror pasi t’i përfundojë mandati presidencial më 2024.

Në disa komente të bëra më 6 mars, Putin po ashtu ka thënë se nuk dëshiron t’iu japë fund kufizimeve për mandate presidenciale.

“Ka sugjerime për t’i dhënë Këshillit Shtetëror fuqi speciale dhe që unë të jem në krye të Këshillit. Çfarë nënkupton kjo? Kjo i bie që të ketë sistem me dy pushtete në shtetin tonë. Një situatë e tillë është absolutisht fatale për Rusinë”, ka thënë ai.

Këto përgjigjje kanë ardhur në kohën e rritjes së dilemave për planet e së ardhmes të Putinit, si dhe paqartësitë rreth sistemit politik të Rusisë, në kohën e propozimeve për ndryshime kushtetuese.

Në muajin janar, Putin ka bërë thirrje për një varg ndryshimesh kushtetuese, që lidhen me kompetencat ligjore në mes të presidentit dhe parlamentit.

Parlamenti pritet të miratojë versionin final të këtyre ndryshimeve në javët në vijim, përderisa rusët do të votojnë për to në një referendum më 22 prill.

Në mesin e ndryshimeve kushtetuese është edhe zyrtarizimi i autoritetit të Këshillit Shtetëror, që deri më tani ka qenë trup këshillues i Kremlinit.

XS
SM
MD
LG