Ndërlidhjet

Vitia: IKSHPK ka propozuar mbylljen e kufijve


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia tha se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të mbyllë kufijtë e Kosovës, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Kemi marrë rekomandim për një kohë të shkurtër të mbyllen kufijtë tokësorë, pasi nuk ka raste ende në Kosovë atëherë kjo gjendje të shtyhet sa shumë”, ka thënë Vitia pas takimit të komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit të cilin e udhëheqë kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se në rast se vjen deri te mbyllja e kufirit, atëherë kjo do të vlejë vetëm për qarkullimin e njerëzvet dhe jo për mallrave.

Megjithatë, ministri Vitia nuk bëri të ditur se kur dhe a do të merret një vendim i tillë.

Ai theksoi se pasditën e së premtes pritet të merren edhe rezultatet e 15 mostrave të pacientëve që janë paraqitur në Qendrën Klinike Universitare.

Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me koronavirusin e ri.

Shqipëria ka mbyllur kufirin me Kosovën, derisa numri i të infektuarve atje ka arritur në 33 raste.

Shumë vende evropiane kanë mbyllur kufijtë dhe kanë shpallur gjendje emergjente për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Më shumë lajme: Stafi i repartit të emergjencës në Viti në karantinë

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG