Ndërlidhjet

Dhjetë vjet nga nisja e luftës civile në Siri


Idlib, mars, 2020.

Lufta civile në Siri ka hyrë në vitin e saj të dhjetë, teksa qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, duket se po konsolidon pushtetin, me mbështetjen kyçe që po i ofron Rusia dhe Irani.

Konflikti, që nisi, kur më 15 mars, 2011 sirianët vërshuan rrugët për të protestuar kundër qeverisë së Assadit. Por qeveria shtypi protestat, që më pas çuan në luftë civile, që ka lënë të vrarë mbi 370 mijë persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres shkroi këtë javë se “dekada e luftimeve nuk ka sjellë asgjë, pos shkatërrimit dhe mizorisë”.

Në konfliktin në Siri, Rusia dhe Irani mbështesin qeverinë e Assadit, ndërkaq, Shtetet e Bashkuara mbështesin grupe të ndryshme rebele.

Grupi militant, Shteti Islamik po ashtu ishte i përfshirë në luftën në Siri, por që të gjitha palët e tjera të përfshira në konflikt, e luftuan atë dhe arritën që ta largojnë nga bastionet që kishte brenda territorit sirian. Megjithatë, disa ekstremistë vazhdojnë të mbajnë nën kontroll disa pjesë në provincën veriperëndimore të Idlibit.

XS
SM
MD
LG