Ndërlidhjet

Apostolova u bën thirrje liderëve të bëhen bashkë për tema nacionale


Nataliya Apostolova. Foto nga arkivi.
Nataliya Apostolova. Foto nga arkivi.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova ka mirëpritur miratimin e buxhetit për vitin 2020 nga Kuvendi i Kosovës.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, u ka bërë thirrje liderëve politikë që të bëhen bashkë kur janë në pyetje çështjet të interesit kombëtar.

“Mirëpres votimin e mbrëmshëm të buxhetit për vitin 2020, si një prej hapave të rëndësishëm për t’i bërë institucionet funksionale, posaçërisht në kohët sfiduese pas përhapjes së koronavirusit. I inkurajoj të gjithë liderët politikë që të tejkalojnë përkatësinë politike në çështjet që janë të interesit kombëtar”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme të nisur pasditen e së shtunës, e cila përfundoi në orët e para të së dielës, miratoi Ligjin për buxhetin e vitit 2020. Në votim nuk ishin të pranishëm deputetët e partive opozitare.

Buxheti për vitin 2020 do të jetë 2,3 miliardë euro.

XS
SM
MD
LG