Ndërlidhjet

Të infektuarit me koronavirus në Kosovë, në gjendje stabile


Prishtinë, mars, 2020.
Prishtinë, mars, 2020.

Gjatë ditës së hënë, në Kosovë janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 13 numrin e personave të infektuar.

Infektologu Valbon Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë, se gjendja shëndetësore të prekurve është stabile.

Sipas tij, vetëm një person i prekur me koronavirusin e ri, i moshës 77-vjeçare, kohë pas kohe ka nevojë për oksigjen.

“Edhe përkundër asaj se një i prekur me COVID-19 ka nevojë për oksigjen, gjendja shëndetësore është aktualisht stabile. Edhe dymbëdhjetë të tjerë të prekur me koronavirusin e ri, janë në gjendje të mirë shëndetësore, duke u trajtuar në Klinikën Infektive”, tha Krasniqi.

Pas përhapjes së koronavirusit të ri, më 13 mars, Qeveria e Kosovës vendosi në izolim Komunë e Vitisë dhe Klinës. Ndërkaq, më 15 mars, në karantinë u fut edhe Komuna e Malishevës.

XS
SM
MD
LG