Ndërlidhjet

Pompeo thotë se SHBA-ja do të vetëmbrohet nëse sulmohen trupat në Irak


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i tha kryeministrit të Irakut, Adel Abdul Mahdi se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa në vetëmbrojtje nëse sulmohen.

Deklarata e Pompeos vjen pas një sulmi të dytë me raketa në një bazë irakiane që strehon trupa amerikane të cilat ndihmojnë në luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Sekretari Pompeo theksoi se grupet përgjegjëse për këto sulme duhet të përgjigjen.

Ai vuri në dukje se Amerika nuk do të tolerojë sulme dhe kërcënime për jetën e amerikanëve dhe do të ndërmarrë veprime shtesë siç është e nevojshme në vetëmbrojtje”, thuhet në deklaratë.

Pompeo dhe Mahdi biseduan një ditë pasi tre trupa amerikane dhe disa forca Irakiane u plagosën në sulmin e dytë të madh me raketa në javën e kaluar në një bazë irakene në veri të Bagdadit.

Të shtunën, sulmet ajrore të SHBA-së që lanë të vrarë disa anëtarë të një grupi militantësh pro-iranian në Irak, kanë rritur tensionet në rajon.

Autoritetet e Irakut e denoncuan sulmin si një shkelje të sovranitetit të vendit.

Ushtria amerikane tha se “sulmet precize” po kryhen kundër depove të armëve të militantëve shiitë Kataib Hezbollah, në gjithë Irakun.

Ushtria tha se sulmet janë "mbrojtëse, proporcionale dhe përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërcënimit që paraqesin grupet e milicive shiite, të mbështetura nga Irani”.

XS
SM
MD
LG