Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi i kërkon kryeministrit Kurti të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë


Foto arkiv nga një takim i mëhershëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
Foto arkiv nga një takim i mëhershëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar kërkesë kryeministrit Albin Kurtit për të thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se mbledhja e Këshillit të Sigurisë do të kryesohet nga kryeministri Kurti, por koha se kur do të mbahet takimi nuk është caktuar.

Në këtë mbledhje siç thuhet, pritet të vendoset për masa të reja kundër pandemisë së koronavirusit.

Deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar 19 raste të infeksioneve me këtë virus.

Koronavirusi i ri ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë.

Në muajt vijues pothuajse gjitha vendet e botës kanë raportuar raste me infeksione.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona.

XS
SM
MD
LG