Ndërlidhjet

Situata me koronavirus, ministrja Hajdari nxjerr disa urdhëresa


Prishtinë
Prishtinë

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, ka nxjerrë disa urdhëresa për t’i trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me koronavirusin.

Urdhëresat e ministres Hajdari, sipas një njoftimi për media, kanë të bëjnë me menaxhimin e çmimeve, sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik, si dhe me zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me situatën e krijuar.

Urdhëresa e parë për menaxhimin e çmimeve, përveç tjerash, obligon inspektorët e tregut që të shqyrtojnë secilën ankesë të konsumatorëve lidhur me mosrespektimin e të drejtave të tyre ekonomike dhe ligjore nga ana e operatorëve ekonomikë.

Tek ofrimi i shërbimeve të komunikimit elektronik, përmes urdhëresës, kërkohet nga të gjithë ofruesit e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimit, të sigurojnë qasje të pandërprerë në komunikime elektronike në tërë territorin e Kosovës.

Në Kosovë, deri më tani janë konfirmuar 19 raste me koronavirusin që shkakton sëmundjen COVID-19.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për të penguar përhapjen e koronavirusit, përfshirë mbylljen e shkollave dhe shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

XS
SM
MD
LG