Ndërlidhjet

Kosova kërkon ndihmën e Turqisë për të luftuar përhapjen e koronavirusit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimit e pandemisë së COVID-19.

"Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje mjeksësore, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars.

Deri më tani janë raportuar 20 raste me infeksion.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për luftimin e sëmundjes, përfshirë shpalljen e gjendjes emergjente për shëndetin publik.

XS
SM
MD
LG