Ndërlidhjet

OBSH: Afrika duhet të zgjohet ndaj kërcënimit të koronavirusit


Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Afrika duhet “të zgjohet” ndaj kërcënimit të koronavirusit dhe të përgatitet për më të keqën”, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kontinenti duhet të mësojë nga mënyra se si është përhapur virusi gjetkë, tha Ghebreyesus.

Sipas tij, edhe pse numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus atje është i ulët – rreth 640 – nuk ka arsye për vetëkënaqësi.

“Afrika duhet të zgjohet. Kontinenti im duhet të zgjohet”, tha Ghebreyesus, i cili vetë është etiopian.

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se sistemi i tendosur i shëndetit publik në Afrikë do të mund të mbingarkohej shpejt, nëse koronavirusi përhapet me të madhe, sidomos në zonat e mbipopulluara urbane.

Koronavirusi, për herë të parë, është shfaqur në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe, që atëherë, është përhapur në mbi 150 vende të botës.

Në total, mbi 244,000 njerëz janë infektuar dhe mbi 10,000 kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG