Ndërlidhjet

Regjistrohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut


Shkup
Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se bëhet fjalë për një grua 57 vjeçe nga qyteti i Kumanovës, e cila pasi ka ndërruar jetë është diagnostikuar me Covid-19.

Ajo sipas ministrit, dy herë më parë kishte rezultuar negativ në analizat e bëra. Viktima javën e fundit është trajtuar në izolim në spitalin e Kumanovës.

Ka arritur në 114 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri më i madh i rasteve të reja është në Shkup, gjithsej 19, duke e çuar në 65 numrin e të infektuarve në kryeqytet. Një person vazhdon të jetë në gjendje kritike ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.

Në Maqedoninë e Veriut prej të dielës hyn në fuqi ora policore e cila nis në orën 21.00 dhe do të zgjasë deri në orën 06.00 të mëngjesit.

XS
SM
MD
LG