Ndërlidhjet

Vdes vajza që u plagos nga tërmeti në Zagreb


Ilustrim.
Ilustrim.

Në Zagreb të Kroacisë ka vdekur të hënën një vajzë 15 vjeçe, e cila është plagosur rëndë në tërmetin që ka goditur këtë vend, të dielën.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Klinikës për Fëmijë në Zagreb, Goran Roiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Zagrebi është goditur nga një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit mëngjesin e së dielës.

Njëzeteshtatë persona janë plagosur - 17 prej tyre më rëndë.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, ka thënë se, sipas vlerësimeve të Shtabit të Krizës, 250 ndërtesa janë dëmtuar.

Lëkundje të fuqishme në Zagreb
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:43 0:00

XS
SM
MD
LG