Ndërlidhjet

Policia arreston 40 persona për mosrespektim të masave për qarkullim


Prishtinë, 25 mars, 2020.

Policia e Kosovës ka arrestuar 40 persona nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndalojë qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri në 6:00.

Në Kosovë deri më tani 91 persona janë të prekur me koronavirusin e ri.

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

*Lajmet e fundit rreth koronavirusit i gjeni këtu.

XS
SM
MD
LG