Ndërlidhjet

Autoritetet në Kosovë u bëjnë thirrje të moshuarve të mos dalin nga shtëpitë


Një shenjë paralajmëruese për ndalimin e hyrjes në një park të Prishtinës.
Një shenjë paralajmëruese për ndalimin e hyrjes në një park të Prishtinës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) sërish u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës t’i përmbahen rekomandimeve, dhe të mos dalin nga shtëpitë, pa ndonjë nevojë urgjente.

Me theks të veçantë, aty iu bëhet thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Numri aktual i të infektuarve është 94, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

Për shkak të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Për lajmet e reja rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG