Ndërlidhjet

Italia njofton për 812 viktima të reja nga koronavirusi


Një mjet transporti në Itali gjatë kohës së izolimit nga koronavirusi.

Italia njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 812 vdekje nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave tash ka arritur në 11, 591.

Sidoqoftë, numri i infeksioneve të reja u rrit me vetëm 4.050, shifër kjo më e ulëta që nga 17 marsi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 101,739.

Autoritetet njoftuan se në mbarë vendin, 14.620 pacientë ishin shëruar plotësisht të hënën, krahasuar me 13.030 një ditë më parë. Italia ka regjistruar më shumë vdekje se kudo tjetër në botë dhe përbën më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve globale nga koronavirusi i ri.

XS
SM
MD
LG