Ndërlidhjet

Erdogan: Turqia mund të ashpërsojë masat nëse injorohet “karantina vullnetare”


Presideneti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Presideneti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia do të marrë masa shtesë nëse rritet numri i personave të prekur nga koroanvirusi i ri nëse njerëzit nuk respektojnë “karantinën vullnetare”, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Neve nuk na duhen masa shtesë nëse të gjithë qytetarët respektojnë karantinën vullnetare. Megjithatë, mund të na duhet të marrim masa shtesë nëse qytetarët tanë nuk qëndrojnë në shtëpi”, ka thënë Erdogan në një takim me kryetarët e Partisë së tij, për Drejtësi dhe Zhvillim, përmes video-konferencës.

Erdogan nuk ka marrë vendim për izolim të plotë të Turqisë, kryesisht për arsye ekonomike, pavarësisht presionit në rritje për të bërë një gjë të tillë, pasi numri i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi është rritur në 13,000 në vetëm tri javë, ndërkohë që është raportuar 214 vdekje.

“Ne jemi të vendosur për të vazhduar prodhimin dhe eksportin”, ka thënë mes tjerash Erdogan.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG