Ndërlidhjet

Nga karantina në Qendrën e Studentëve lirohen 33 persona


Gjatë ditës së premte, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka bërë testimin e 36 personave, të cilët ishin futur në karantinë në Qendrën e Studentëve më datën 19 mars 2020.

Prej tyre, 35 kanë rezultuar negativ në COVID-19, ka njoftuar drjetori i Departamenti për Informim i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka shtuar se një person ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është dërguar në Klinikën Infektive, së bashku me personin që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit, kurse 1 tjetër (edhe pse ka rezultuar negativ në Covid-19) është dërguar në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore të natyrës ortopedike.

“Grupi prej 33 personave janë liruar sot të shkojnë në shtëpi, dhe janë të rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, gjatë ditës së sotme pritet të testohen edhe 91 persona të tjerë, të cilët në Qendrën e Studentëve janë karantinuar me datën 20 mars 2020.

XS
SM
MD
LG