Ndërlidhjet

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë


Prishtinë
Prishtinë

Dy pacientë të prekur nga koronavirusi kanë vdekur të hënën në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Sot, me datë 06.04.2020, në Klinikën Infektive të QKUK-së, dy pacientë me COVID -19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi] kanë përfunduar me vdekje”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Sipas tij, të dy pacientët kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ngushëlluar familjet e dy viktimave.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se "mëngjesi i sotëm doli më i hidhuri që nga 13 marsi dhe 22 marsi, ditët kur u shënua rasti i parë i infektimit dhe rasti i parë fatal si pasojë e COVID-19".

Me shifrat e sotme, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në tre.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 145 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 23 pacientët që janë shëruar.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 27 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

XS
SM
MD
LG