Ndërlidhjet

Konkurs për shef byroje të Radios Evropa e Lirë në Prishtinë


Selia qendrore e Radios Evropa e Lirë në Pragë, foto nga arkivi

Programi për Kosovën i Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Ballkanit, shpall konkurs për shef të byrosë në Prishtinë.

Duke i raportuar drejtorit të shërbimit, shefi i byrosë është përgjegjës për përmbajtjen e prodhimeve nga stafi dhe kontribuesit e byrosë dhe për udhëheqjen e ekipit, me synim rritjen e ndikimit.

Në të gjitha fushat e tij/saj të përgjegjësisë, shefi i byrosë merr udhëzime nga drejtori i shërbimit dhe i kryen detyrat e tij/saj, të deleguara nga drejtori i shërbimit.

PËRGJEGJËSITË:

Editoriale:

  • Udhëheq takimet ditore të redaksisë për të përzgjedhur dhe identifikuar mbulimin.
  • Koordinon planifikimin me Pragën, duke u përpjekur për efikasitet në përdorimin e burimeve dhe kapaciteteve gazetareske. Përdor anglishte të avancuar në mbledhje të informacioneve dhe në komunikim me Pragën. E njofton drejtorin e shërbimit për ngjarjet me interes më të gjerë dhe siguron arritjen me kohë të materialeve të përkthyera në Pragë.
  • Ruan standardet editoriale të Radios Evropa e Lirë në të gjitha platformat (p.sh. radio, TV, online, SMS) duke siguruar cilësinë.
  • Hulumton kënde inovative për mbulimin, duke siguruar lidhje me audiencën lokale.
  • Zhvillon dhe siguron udhëzime editoriale dhe mbikëqyr prodhimin online të shërbimit nga byroja.
  • Monitoron dhe jep udhëzime për punën në progres dhe jep vlerësime të menjëhershme, të drejta dhe konstruktive për gazetarët.
  • Vendos dhe zbaton afate.
  • Monitoron mjedisin elektronik dhe online në fushën e funksionimit, për të siguruar përshtatshmërinë e prodhimit të shërbimit me kulturën lokale të medias.

Në gazetari:

  • Prodhon materiale gazetareske në të gjitha platformat sipas nevojës.
  • Merr pjesë si gazetar dhe kryeredaktor i Radios Evropa e Lirë në programe lokale të transmetimit dhe shtyp.

Në menaxhim:

  • Bën orarin e stafit, duke synuar efikasitet në të gjitha burimet e zyrës.
  • Zhvillon ekipin: rekruton dhe motivon stafin, identifikon nevojat e trajnimit individual dhe ekipor, ndihmon në trajnim, bën rishikime vjetore të performancës.
  • Udhëheq ekipin në përdorimin e metodave të reja të përshtatshme të prodhimit dhe shpërndarjes, në përputhje me teknologjitë në zhvillim.
  • Merr udhëheqjen në krijimin e një mjedisi mbështetës, duke inkurajuar iniciativa, pjesëmarrje dhe komunikim të hapur brenda ekipit.
  • Ndërton identifikimin me misionin e Radios Evropa e Lirë.
  • Është përgjegjës për lehtësimin e procesit të punës së stafit lokal.
  • Konsultohet/koordinohet me punonjësin e teknologjisë në byro, për të siguruar mbështetje të vazhdueshme reciproke.
  • Merr pjesë në negociata, nënshkrimin e kontratave të qiradhënies së zyrave dhe kontratave që lidhen me zyrat, në koordinim me administratorin e byrosë. Përzgjedh dhe siguron punësimet lokale dhe kontratat tjera, në koordinim me administratorin, drejtorin e shërbimit dhe Departamentin e Burimeve Njerëzore në Pragë.

Përfaqësim:

  • Vepron, me kërkesë të drejtorit të shërbimit, si ambasador i Radios Evropa e Lirë në mjedisin lokal politik dhe mediatik, për të rritur reputacionin e Radios Evropa e Lirë.
  • Monitoron dhe raporton referimet që i bëhen Radios Evropa e Lirë në mediat lokale.
  • Kërkon në mënyrë aktive dhe identifikon ritransmetimet e përbashkëta në mediat lokale, në përputhje me udhëzimet e miratuara të shërbimit.
  • Merr përgjegjësi për zhvillimin e aftësive të veta të menaxhimit.

Burimet njerëzore:

Në bashkëpunim me drejtorin e shërbimit, administron aktivitete të lidhura me personelin (vendime për punësim, ngritje të meritave, promovime, ricaktime, çështje të sjelljes / performancës), me përfshirjen e duhur të Departamentit të Burimeve Njerëzore në Pragë.

Financiare:

• Përgjegjës për mbikëqyrjen e veprimtarive financiare të byrosë, përfshirë nënshkrimin e blerjeve në byro, porositë dhe udhëtimet e biznesit, shpenzimet, transaksionet e llogarisë bankare, faturat për mirëmbajtjen e pasurisë; administrimi i fluksit të parave në lidhje me shërbimet operative të zyrës dhe listën e pagave të stafit - të gjitha në përputhje me ligjet lokale dhe politikat dhe procedurat e Radios Evropa e Lirë.

  • Kryen detyra të tjera të ngjashme, varësisht kërkesës.​

KUALIFIKIMET

Shkollimi:

  • Gazetari ose fushë që lidhet me të.

Përvoja në punë:

  • Përvojë adekuate e gazetarisë - më ideale në një organizatë ndërkombëtare multimediale.
  • Njohuri të gjera dhe të hollësishme të situatave politike, ekonomike dhe sociale në zonën e transmetimit, si dhe të çështjeve ndërkombëtare, të marra përmes studimeve, kërkimeve, shkrimeve, udhëtimeve, ose përvojave të tjera përkatëse.
  • Përvojë pune në mediat digjitale.
  • Përvojë në menaxhim të ekipit.

Kompetencat:

  • Aftësi për të punuar me të tjerët në një ekip; të bashkëpunojë në mënyrë efektive me kolegët, duke ruajtur mjedisin e punës

Gjuhët:

  • Gjuha e shtetit / rajonit të transmetimit – profesionale.
  • Gjuha angleze – profesionale.

Për të aplikuar, klikoni këtu.

XS
SM
MD
LG