Ndërlidhjet

Në Kosovë konfirmohen edhe 23 raste me koronavirus dhe 14 të shëruar


Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 250.

IKSHPK ka njoftuar se të premten janë shëruar edhe 14 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 52.

Shtatë persona kanë vdekur që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus më 13 mars.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG