Ndërlidhjet

ASHNA: Një aeroplan bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Në hapësirën ajrore të Kosovës , aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih- Prishtinë, ka bërë simbolin e zemrës, si shenjë përkrahjeje për Kosovën, në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin e ri, ka njoftuar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA).

“E jashtëzakonshme në Hapësirën Ajrore të Republikës së Kosovës! Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih - Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Në Kosovë, deri më tani janë 250 raste me koronavirus, shtatë pacientë kanë vdekur dhe 58 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG