Ndërlidhjet

Maska kundër COVID-19 nga të mbijetuarat e dhunës seksuale


Foto ilustrim

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë filluar të prodhojnë maska për fytyrë, të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Përballë vështirësive financiare, të mbijetuariat e dhunës seksuale në Kosovës nga Drenasi, zakonisht fitojnë për jetesën e tyre duke shitur vepra artizanale. Sot, përmes Qendrës së Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës ata po bëjnë maska të fytyrës, 100 për qind pambuk, për të ndihmuar në mposhtjen e COVID-19”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Në Kosovë rastet e parë me koronavirus janë shënuar më 13 mars.

Aktualisht në gjithë territorin e Kosovës me këtë sëmundje janë infektuar 362 persona, 59 janë shëruar dhe tetë persona kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG