Ndërlidhjet

Vdes një vajzë në Prishtinë, dyshohet se ra nga një ndërtesë


Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të hënën se një vajzë, rreth të 20-tave, dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë dhe ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se incidenti ka ndodhur rreth orës 17:46.

"Sot, me datë 20.04.2020, rreth orës 17:46, policia ka pranuar një informatë se në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë, një person rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas mjekëve, nuk u ka mbijetuar plagëve”, tha Hoxha.

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.

XS
SM
MD
LG