Ndërlidhjet

Serbia regjistron pesë viktima dhe 227 raste të reja me koronavirus


Punëtorët mjekësorë me kostume mbrojtëse qëndrojnë para dhomës së vëzhgimit në Qendrën Klinike të Serbisë.
Punëtorët mjekësorë me kostume mbrojtëse qëndrojnë para dhomës së vëzhgimit në Qendrën Klinike të Serbisë.

Republikës së Serbisë, gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar edhe pesë viktima nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend ka arritur në 173, njoftoi Shtabi i Krizës i formuar nga qeveria serbe, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Viktimat e reja janë dy gra dhe tre burra.

Të mëkurën janë regjistruar edhe 227 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuuarve në 8,724.

Në 24 orët e fundit janë testuar 5,579 persona.

Në Serbi shkalla e vdekjeve nga koronavirusit aktualisht është 1.98 për qind e pacientëve, tha Darija Kisiq Tepavçeviq, zëvendësdrejtore e Institutit të Shëndetit Publik.

XS
SM
MD
LG