Ndërlidhjet

Thaçi: Heshtja ndërkombëtare po e amniston gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se heshtja ndërkombëtare e ka amnistuar gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë.

Këto komente, Thaçi i bëri te Kompleksi Memorial në Marinë, ku bëri homazhe për ta kujtuar komandantin e brigadës 144, Ilaz Kodrën.

“Kodra ra heroikisht para 21 vitesh duke mbrojtur popullatën civile. Kujtojmë sot edhe rreth 300 civilë në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, të vrarë nga serbët në fshati në Verboc, këtu në Drenicë,” është shprehur mes tjerash ai.

Thaçi tha se kjo masakër e kryer në Verboc ndaj 300 civilëve, është në radhë me 400 masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë.

“Kjo nuk ka tjetër kuptim dhe është e qartë që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka kryer spastrim etnik. Për fat të keq, heshtja ndërkombëtare ka krijuar një lloj amnistie për gjenocidin e Serbisë, por nuk ka kohë, faktorë dhe rrethanë që e amniston gjenocidin dhe krimet e vrasjet e Serbisë në Kosovë”, ka deklaruar presidenti i Kosovës.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998-99, janë vrarë rreth 13,500 persona.

Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona

Lexoni edhe këtë artikull: Vullneti politik po e përcakton fatin e të pagjeturve

XS
SM
MD
LG